Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale informon se procesi i mbledhjes së vauçerëve për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter po ecën pa probleme dhe me dinamikë të shtuar në terren. Nga gjithsej 4.070 vauçerë të dhënë, 2.084 janë mbledhur tashmë në periudhën nga 18 marsi deri më 25 mars, që përfaqëson më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm, transmeton Portalb.mk.
Sipas të dhënave të marra nga qendrat ndërkomunale të punës sociale, që nga 25 marsi 2026, deri në orën 18:00, janë mbledhur gjithsej 2.084 vauçerë, me dinamikën ditore që tregon interes të vazhdueshëm dhe aktivitet të shtuar midis qytetarëve në të gjitha komunat në të gjithë vendin. Këto të dhëna konfirmojnë se procesi po zbatohet në mënyrë efikase, pa vonesa dhe në përputhje me dinamikën e planifikuar.
Ministria kujton se lista e qytetarëve që kanë përfituar këtë mbështetje, si dhe lista e kompanive nga të cilat mund të blihen pajisjet, janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë:
https://energy.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/rezultati-i-spisoci
Qytetarët në listë mund t’i tërheqin vauçerët në qendrat ndërkomunale të punës sociale në komunën ku jetojnë, deri më 17 prill 2026, me të gjitha informacionet në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurën e disponueshme në faqen e internetit.
Pas tërheqjes, kuponët mund të përdoren në kompanitë me të cilat Ministria ka lidhur kontrata për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter.
Kjo është faza e fundit e procedurës pas Thirrjes publike për vitin 2025, në kuadër të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të venueshëm të energjisë, në të cilën familjet që plotësonin kushtet e përcaktuara kishin të drejtë për mbështetje.
Me vauçerin, qytetarët kanë mundësinë të blejnë dhe instalojnë një kondicioner ajri inverter me fuqi prej 3.5 kW dhe të paktën klasë energjie A+, me vlerë deri në 28.000 denarë, pa pagesë shtesë. Kuponët mund të përdoren jo më vonë se 15 tetor 2026.
Ministria thotë vazhdon me zbatimin intensiv të masave për mbështetjen e kategorive të cenueshme të qytetarëve, me qëllim uljen e kostove të energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik në familje.
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale më 16 mars publikoi listën e qytetarëve që fituan të drejtën për vauçer për blerjen dhe instalimin e klimës inverter, në kuadër të programit për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2025. Me publikimin filloi edhe faza e fundit e procedurës, përkatësisht tërheqja e vauçerëve në qendrat ndërkomunale për punë sociale.


