Një akt brutal dhune ka tronditur Tetovën.
Mbi 20 tifozë të “Vojvoda” kanë sulmuar dy nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike, duke i rrahur barbarisht.
Sipas viktimave, huliganët fillimisht i kanë fyer me sharje të rënda e më pas i kanë goditur pa pushim me grushte. Nga dhuna e ushtruar, nxënësit nuk mbajnë mend gjithçka që ka ndodhur.
Sipas Tetova sot, të dy të miturit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime të rënda. Njëri ka hundën e thyer plotësisht, ndërsa tjetri ka të thyer brinjët dhe krahun e majtë.