Komuna e Çairit në facebook profilin e saj ka shprëndar disa fotografu duke shfaqur shqetësim për mbeturinat në rrugicat e kësaj komune.
“Ja pamjet nga gjendja momentale në Çair – çdo rrugë dhe rrugicë me shporta mbeturinash të stërmbushura dhe pa asnjë gjurmë pastrimi.
Këtë e kemi si “dhuratë” nga koalicioni BDI – Danela Arsovska – Levica. Një bashkëpunim i bazuar jo në interesin e qytetarëve, por në inate dhe kalkulime politike, ku Çairi po përdoret si mjet presioni për llogari të lojërave të tyre politike.
As në kohën e KOMUNIZMIT nuk ka ndodhur që Çairi të lihet në mëshirë të mbeturinave dhe askush të mos mbajë përgjegjësi. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe i degradimit institucional.
Durim, të dashur qytetarë – këto janë shqelmat e fundit të kësaj bande të kriminalizuar që po fundoset. Fundi i tyre po vjen!”, thuhet në reagimin.
https://www.facebook.com/cair.gov.mk/posts/1097402472434597?ref=embed_post