Vendosja e bazës së parë të të dhënave të ndërmarrjeve sociale në
vend, bashkëpunimi më i mirë, kapacitetet dhe rrjetëzimi mes të gjitha institucioneve të përfshira në krijimin e politikave për sipërmarrësi sociale, përfshirje e ndërmarrjeve sociale në masat aktive të tregut të punës dhe përforcim i potencialit të ndërmarrjeve ekzistuese sociale në vend.
Këto janë pjesë e qëllimeve të arritura me projektin “Nxitje e sipërmarrësisë sociale” të financuar nga Bashkimi Evropian, rezultatet e të cilëve do të promovohen sot në konferencën përfundimtare në
Shkup.
Në kuadër të projektit janë zbatuar numër i madh i aktiviteteve për angazhim të të rinjve dhe studentëve në sipërmarrësinë sociale dhe ngritje të ndërgjegjës për ndërmarrjet sociale mes institucioneve publike, ndërmarrjeve private, universitete, shoqërinë civile dhe opinionin më të gjerë.
Projekti është realizuar në periudhën prej 18 maj të vitit 2016 deri më 17 nëntor të vitit 2017. Është implementuar nga ana e EPTISA në konsorciumin me OSB dhe Ekspertizë Francë, ndërsa në
partneritet me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
Në konferencë do të mbajnë fjalim edhe ministra e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, shefi për bashkëpunim i Delegacionit të bashkimit Evropian, Nikolla Bertolini, si dhe Barbara Sadovska, lidere projektuese e ekipit.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Mediat iraniane: Garda Revolucionare interceptoi një avion luftarak “armiqësor” në Ngushticën e Hormuzit
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit


