Gjatë ditës së sotme në Strugë është arrestuar një 30-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti dyshohet se me dhunë e ka mbajtur një vajzë 19 vjeçe nga Ohri në një vikend shtëpizë në një fshat të Strugës.
“Sot (16.04.2023) zyrtarët policorë të Strugës kanë privuar nga liria Zh.V.(30) për shkak të dyshimit se në orët e mbrëmjes të datës 15.04.2023 ka ndaluar në mënyrë të kundërligjshme një vajzë 19-vjeçare nga Ohri, të cilët njiheshin mes vete, në një vikend shtëpizë në një fshat të Strugës, në të cilën kishin hyrë me dhunë disa orë më parë”, thonë nga MPB.


