19 May
Maturantët shprehen optimist se pas përfundimit të shkollimit të mesëm ata do kenë mundësi dhe perspektiva të shumta para vetes. Por pavarësisht kësaj një pjesë e tyre janë të pavendosur për në të ardhmen, nëse do të kërkojnë punë apo do të nisin studimet.
“Kam në plan që të hap vetë një shitore dhe të punoj. Nëse ka mundësi ka dhe perspektivë”.
“Planifikoj të studioj më tej dhe mendoj se kam perspektivë në këtë vend. Do mendoj cilin fakultet do zgjedh për tu regjistruar”.
“Do doja edhe të punoj edhe të studioj. Që të dyja janë mirë për ardhmërinë, mendoj se nëse ke dëshirë mund të arrish sukses në vendin tonë”.
“Unë për vete kam fituar bursë për studime dhe do iki jashtë vendit, por konsideroj se edhe në shtetin tonë ka perspektivë”.
Maturantët nuk nguruan të flasin edhe për mbrëmjen e maturës. Shumica prej tyre thonë se shpenzimet janë shumë të mëdha për shënimin e natës së përfundimit të shkollës së mesme.
“Shumë para harxhohen për mbrëmjen e maturës. Mendoj se prindërit tanë na ofrojnë ashtu por edhe ne kërkojmë shumë, kështu që kjo është”.
“Në krahasim me standardet tona dhe me atë se sa harxhojnë moshatarët e mi që japin shumë para për një natë dhe pastaj nuk i shfrytëzojnë ata veshje të maturës”.
Rreth 1000 nxënës të shkollave të mesme të Shkupit, vallëzuan sot në qendër të kryeqytetit duke përcjellë mesazhin e tyre për paqe. Ky manifestim përveç Shkupit është shënuar edhe në Strugë, Ohër, Strumicë dhe Gjevgjeli.
Vjollca Aliti

