Publicisti dhe analisti, Halil Matoshi, ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë nuk humbën në zgjedhjet e së dielës, por sipas tij, shqiptarët ndëshkuan “Ali Ahmetin, për qeverisje përfituese me bandat e Nikolla Gruevskit, për rastin ‘Kumanova’ dhe për parullat e tij kuazipatriotike”.
Postimi i plotë:
Në FYROM ndëshkohen etnonacionalistët e dy blloqeve.
Shqiptarët ndëshkuan me vote Ali Ahmetin, për qeversije përfituese me bandat e Nikolla Gruevskit, për ‘Rastin Kumanova’ dhe për parullat e tij kuazipatriotike.
Kurse partinë e Arben Xhaferit të drejtueme nga hajgarexhiu kinsepatriot Menduh Thaci, thuajse e nxorën nga historia!
Nuk asht e vertetë se shqipatrët janë humbës të mëdhej në këto zgjedhje.
Bile unë mendoj se ato po zgjohen nga gjumi në të cilin kanë rënë si pasojë e përrallave turbonacionaliste dhe bashkimi me socialdemokratët maqedonas ëashtë hapi i parë për me e ndreq jetën e tyre në shtetin ku jetojnë. Ne një atdhe të mirëqenë dhe nesër anetar të BE-së dhe NATO-s që është edhe atdhe i tyre.
Nëse media raporton se rreth 70 mijë shqiptarë kanë votusr për socialdemokratët e Zaevit, del se pos 20 deputetëve të partive shqiptare në Kuvendin e FYROM-it do të ketë edhe minimumi shtatë deputetë socialdemokrat shqiptarë!
P.S.
Realisht në këtë konstelacion forcash Gruevski nuk mundet me ndërtu Qeveri vetëm me Ahmetin, kurse opozita do të jetë aq e fortë sa Qeveria e tij nuk mundet me qëndrue ma shumë si një verë!