Pas leksionit të hapur mbajtur në Universitetin Luarasi për pedagogët dhe studentët e Stomatologjisë, grupi “Style Italiano Endodontics” zhvilloi një konferencë shkencore, ku prezantuan gjetje dhe risi në fushën e endodontisë. Bashkëthemeluesi i “Style italiano endodontics”, Fabio Gorni foli për rëndësinë e dijeve, inovacionit dhe strategjisë që duhet ndjekur për të arritur rezultate të mira te pacientët dhe demostroi përmes një live-demo teknikat më të fundit të endodoncisë kirugjikale.
“Kjo është hera e parë për mua që vij në Shqipëri, por edhe për Style Italiano Endodontcs, i cili është komuniteti më i rëndësishëm në botë dhe ka më shumë se gjysmë milioni njerëz. Ne po përpiqemi të japim njohuri rreth Endos për shumë vende në botë. Ne realitet ne jemi universitet për shumë njerëz që mund të mësojnë në vendin e tyre parimet e Endos.”
Francesca Cerruti u shpreh se kjo konferencë do t’iu shërbejë profesionistëve të endodontisë të mësojnë teknika të reja trajtimi për pacientët.
“Style Italiono Endodontics” u themelua me qëllim ndarjen e njohurive dhe të bëjë arsim, në mënyrë që bëjë çdo procedurë endo të dukshme, që mund të mësohet dhe të mund të përsëritet, çfarë është shumë e rëndësishme, pasi Fabio mund të bëjë gjëra të mrekullueshme dhe është personi i vetëm në botë që mund t’i bëjë. Pra, ne duam t’i bëjmë gjërat më të lehta dhe të përsëritshme për këdo. Qëllimi ynë këtu është që të ndajmë ato çfarë kemi mësuar, eksperiencat tona, në mënyrë që ta bëjmë më të lehtë për të tjerët që të ndjekin hapat tona.”
Kjo konferencë u organizua nga Master of Dentistery dhe Prof. Asoc. Almira Isufi, bashkëpunëtorë në Universitetin Luarasi, e cila tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të arsimit dentar në Shqipëri, duke sjellë për herë të parë konceptin “Style Italiano Endodontics” në vend, një mundësi e shkëlqyer për pedagogët dhe studentët.
Studentët si profesionistët e së nesërmes drejtuan pyetje ndaj tre pedagogëve italianë, duke konfirmuar kështu rolin e Universitetit Luarasi si një qendër inovacioni dhe zhvillimi profesional në arsimin e lartë.


