Me 12.01.2019 në ora 11.30 në SPB Veles, B.T.(60) nga Velesi ka lajmëruar se me datën 11.01.2019 rreth orës 12.00 në shtëpinë e viktimës ka ardhur një person i panjohur i moshës rreth 40 vjeç dhe i ka afruar mundësinë për të blerë dru për ngrohje me çmim prej 2500 den për kubik, transmeton Almakos.
Viktima është pajtuar që të blej tre metra kub dru dhe bashkërisht me personin janë nisur në vendin ku duhej që t`i shihte drutë.
Personi duke u arsyetuar se duhet që ta marr veturën ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është kthyer në shtëpinë e viktimës ku gruas së tij i ka thënë se burri i saj i ka marr drutë dhe ia ka kërkuar paratë.
Ajo ia ka dhënë 7.860 denar pas së cilës personi ka ikur.
Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

