Më 19.09.2025, në orën 21:00, në SPB Shkup, një burrë 77-vjeçar nga Kumanova denoncoi se të njëjtën ditë kishte marrë një telefonatë në linjën fikse nga një person që u prezantua si oficer policie. Ai i tha se mbesa e tij kishte shkaktuar një aksident trafiku ku kishte përplasur një fëmijë që kishte vdekur, ndërsa mbesa ishte e lënduar dhe ndodhej në spital në Shkup. Më pas, personi i tha se nëse nuk dëshironte që mbesa të shkonte në burg, duhej të sillte para në Shkup. Denoncuesi shkoi në Shkup dhe, ashtu si i ishte thënë, la çantën me rreth 10.000 euro në një kosh plehrash pranë bankave afër Parkut “Zhena”. Më vonë, denoncuesi kuptoi se ishte mashtruar dhe se nuk kishte pasur asnjë aksident trafiku. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Data 06.02.2026
Aktuale
- Klekovski: FSSH-ja ka zbuluar një sërë parregullsish në disa Institucione shëndetësore
- Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës: Policia arreston një person, revoltohen qytetarët
- Kalimi i paligjshëm i këmbësorëve në Bit Pazar rihap debatin për sigurinë në trafik
- Përplasje VLEN–ZNAM në Qeveri për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
- Paga aktuale 35,000 denarë pas tre vitesh do të bëhet rreth 50,000 denarë, organet e AOGJSH-së e pranuan ofertën e qeverisë
- VMRO-DPMNE nuk do të ketë nënkryetar partie
- BDI: Ministri i Drejtësisë po cenon rendin kushtetues me përgjigjen ndaj peticionit të studentëve
- Sali: VLEN mbështet kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe


