Në një bashkëbisedim me menaxheren e “Wilson School”, në Tetovë, zonja Elita Masha flet për Almakos rëndësinë që ka shkolla, për shkollimin e fëmijëve tanë, në Maqedoni. Për sistemin arsimor që përdoret në atë shkollë dhe a përputhet me sistemin arsimor të Republikës së Maqedonisë.
Tregon për përparësitë dhe mangësitë e shkollave private me ato shtetërore, në vendin tone. Për arsimin ndër vite dhe rëndësia e tij në shoqëri. Rolin e saj në këtë shkollë dhe kontributin që ka dhënë, për të edukuar brezin e ri. Suksesi që ka arritur thotë se vjen nga këmbëngulja. Ajo tregon për bëmat dhe vështirësitë në hapjen e kësaj shkolle, ku edhe nuk është mirëpritur nga shteti i Maqedonisë. Por më vonë kjo shkollë do të vizitohet nga ambasadorët e Maqedonisë nga shtetet e jashtme, krzeministrat e vendit dhe personalitet tona. Masha thotë se duhet këmbëngulje për të arritur sukses dhe këshillon brezat e rinj, që të mësojnë, e të shkollohen.
Përgatiti: Delvina Kërluku
Montazh: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski