Alsat 2019-05-13T10:40:01+02:00
Ministri i Arsimit, Arbër Ademi në një konferencë për shtyp në Kabinetin e Qeverisë tha se si Ministria që ai drejton ka ndërmarrë një proces riformimi dhe rinovimi në procesin fillor dhe të mesëm në përcaktimet programore. Kështu, lënda e muzikës në klasën e 5,6,7,8 dhe 9 do të fillojë implementimi i programit ku këto programe ofrojnë gjuhë të lehtë dhe të kuptueshme e përshtatur me moshën e tyre. Risitë e reja përmbajnë dhe avancojnë multikulturarizmin në këtë lëndë, njohjen dhe respektin të ndaj diversitetit ku secili nxënës do të mësojë kulturën dhe traditën muzikore të komunitetit që i përket si dhe do të kenë mundësi të mësojnë për kulturën dhe traditën e bashqytetarëve të bashkësive të tjera. Programet janë përgatitur nga një grup pune profesionistësh, kështu që këto programe, sipas Ademit, do të lehtësojnë punën e mësimdhënësve dhe të vet nxënësve për të kuptuar më lehtë këtë lëndë.



