Kryeministri Zoran Zaev tashmë ka paralajmëruar edhe publikisht rishikimin e teksteve të historisë ku ofendohen bullgarët dhe grekët. Megjithatë edhe më tej mbetet e paqartë kur do të rishikohen tekstet shqipe të historisë ku shqipatrët vite me radhë ofendohen duke u quajtur mes tjerash: “malokë”, “kaçakë”, “ardhacakë” dhe të tjera.
Në disa tekste shkollore në të kaluarën shkruante okupatori fashist bullgar. Tekstet e reja moderne, historia moderne në Maqedoni shkruan vetëm për fashizmin jo për kombet si fashistë apo okupatorë. Unë besoj se në tekstet aktuale nuk ka, gjithsesi nëse ka, në frymën e miqësisë kjo duhet të përmirësohet. Ekzistojnë njerëz të ndryshëm që kanë fituar licenca dhe kanë shkruar tekste. Shteti është i detyrueshëm që në frymën e miqësisë ta shohë atë që të mund të ndërtojë miqësi e jo armiqësi -deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.
Nga Ministria e Arsimit nuk japin asnjë sqarim lidhur me formimin e grupeve të punës për këtë probelmatikë ndërkohë intelektualët shqiptarë përkujtojnë se tash 27 vjet, shqipatarët e Maqedonisë rriten dhe edukohrn në këtë frymë fyese. Ata kërkojnë formimin sa më të shpejtë të këtij grupi punues dhe përgjegjësi ndaj autorëve të teksteve të deritanishëm.
Unë besoj se intelektualët shqiptarë, shoqata e historianëve dhe shoqata e arsimtarëve shqiptarë çdo herë e kanë inicu këtë problem që të hiqen të gjitha tekstet ku dominon një fjalor i papërshtatshëm…Mendoj se në tërësi të tërhiqen tekstet dhe të formohet një ekip sepse tekstet bëhen në mënyrë ekipore nuk bëhen në mënyrë individuale dhe autorët gjithsesi të kenë përgjegjësinë e tyre të cilët paraqiten si hartues të teksteve. 27 vjet dhe askush nuk jep asnjë përgjegjësi për këto që ndodhin, unë besoj se në të ardhmen do të vetëdijesohen edhe pushteti edhe ministria e arsimit që për ato gabime që paraqiten në tekste, kudo të ketë një përgjegjësi të autorëve dhe shtëpive botuese – u shpreh Avzi Mustafa.
Ndërsa, publicisti Daut Dauti vlerëson se krahas nismës për rishikim e tekestve për bullgarët dhe grekët do të përfitojnë edhe shqiptarët, edhe pse sipas Dautit, kjo nismë shumë e vonuar.
Psh. Kemi në librat e historisë fakte të cilat janë të pakontestueshme siç është imazhi i shqiptarëve si “kaçakë”, “ardhacakë” ose siç e kishim me rastin e enciklopedisë së famshme të Akademisë së Shkencave kështu që mendoj se shumë shpejt duhet të niset diçka që të pastrohen, librat shkollorë parasëgjithash, mirë është raportet të ndërtohen në baza miqësie me vendet tjera por gjithsesi këto gjëra duhet të tejkalohen edhe në tekstet e brendshme parasëgjithash, sepse këtu jetojnë dy popuj të pranishëm me shekuj dhe nuk është mirë që në libra të futen siç i përmenda paragjykimet të autorëve të ndryshëm të cilët i kanë anashkaluar faktet historike dhe i kanë futur paragjykimet – theksoi Daut Dauti, publicist.
Rishikim të teksteve shkollore në shqip, posaçërisht ato të historisë tashmë më kohë të gjatë ka kërkuar edhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar, por deri më sor askush nuk i është përgjigjur kërkesave të tyre.
Melihate Rustemi