Nga shtatori nxënësit e klasës së parë do të mësojnë me programin e ri mësimor me të cilën janë duke përfunduar përgatitjet për materialet për mësim. Për lëndën shkenca natyrore është duke rrjedhur shtypja e materialeve të reja që janë përgatitur nga autoret Biljana Lazareska, Bilana Stojanovska, Sonja Kirkovska dhe Nela Slezenkova Nikovska.
“Krijuam material të shkëlqyeshëm që do të jetë interesant dhe i këndshëm për nxënësit, pasi që ato janë më të lumturit në klasë kur realizojmë eksperimente dhe kur kanë para vetes material mësimor që është i pasur me ilustrime”, deklaroi autorja Biljana Lazarevska, transmeton Almakos.
Përndryshe lënda “Shkenca natyrore” nuk ka asnjë autor shqiptarë. Të mos flasim për lëndët tjera me të cilat do të mësojnë edhe nxënësit shqiptarë./Almakos/