Ka filluar shtypja e të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024-2025, ka njoftuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Siç thuhet në njoftim, procesi ka nisur si vitet e kaluara, gjatë periudhës së zakonshme të shtypjes dhe së shpejti do të përfundojë plotësisht.
“Në fund të këtij muaji ose më së voni në fillim të qershorit do të bëhet dorëzimi në të gjitha shkollat fillore në vend, sipas tirazhit të kërkuar të teksteve shkollore nga çdo shkollë. Pra, nxënësit do ta nisin vitin e ri shkollor me tekste krejtësisht të reja të printuara që do t’i presin në tavolinat e tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Data 05.07.2026
Aktuale
- Pamjet me dron/ Tirana e mbushur nga diaspora, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
- Mexhiti për 250-vjetorin e SHBA-ve: Amerika ishte aleati ynë në kohët më të vështira
- Rastësi apo frikë? Adnan Azizi reagon për Shqipërinë, ndërsa Lamallari paralajmëron “non grata” të tjera!
- Rëndësia e kaliumit gjatë verës: Pse duhet të jeni të vetëdijshëm?
- BE shpreh keqardhje për vonesat në rastin Banjska
- Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan, Kurti uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë
- EMRI/ Dogji mbeturinat pranë biznesit dhe flakët përfshinë malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari! Fshiu DVR-në e kamerave për të fshehur provat
- OKH Merhamet dhe ShK Vizioni M organizojnë Shkollën Verore 2026 në Manastir


