Metodologjitë e reja për përcaktimin e pagës minimale dhe pensioneve rezultuan me rritje të të ardhurave të qytetarëve për muajin mars. Paga mesatare po rritet vazhdimisht.
Pensionet për këtë muaj do të rriten për gati shtatë për qind, dhe me rritjen e mëparshme, kjo do të thotë se për një vit pensionistët do të kenë rritje prej së paku 16 për qind.
Metodologjia e re për pensionet u miratua në mars të vitit 2022, pas marrëveshjes paraprake me Partinë e Pensionistëve, Unionin e Pensionistëve dhe tashmë po jep rezultate. Me pensionin e shtatorit, rreth 330 mijë pensionistë në vend përfitojnë pensione më të larta me 6.8%, sipas metodologjisë së re të futur me ndryshimet e fundit në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, i cili hyri në fuqi në mars 2022. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve vitin e kaluar rritja ishte 2.9 për qind dhe tani pensionet po rriten nga niveli deri në 16 për qind./Lajmi i plotë.