Nga Muzeu i Maqedonisë sot nisi marshi me moton “Marshi i Tolerancës”, i dedikuar për integrimin e njerëzve me aftësi të kufizuara.
Qëllimi i marshit ka qenë që të rrisë ndërgjegjësimin e nevojës për përfshirjen aktive të personave me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore, publike dhe politike.
Nga marshuesit u tha se duke patur parasysh se një nga pengesat kryesore për lëvizjen e qetë të njerëzve me aftësi të kufizuara fizike, sidomos ata që janë në karrige me rrota dhe personat e verbër nuk kanë hapësirë të duhur urbane, për të lëvizur. Ata dëshirojnë që që ky marsh të iniciojë vemendje për vendet të pa arritshme dhe trotuaret përgjatë rrugës, që shenjat do të shërbejnë si udhëzues për rregullime të mëtejshme nga autoritetet e qytetit, thonë nga organizata e marshit të këtij viti.
Almakos.com