Platforma për barazi gjinore dhe aktivistet për të drejta të grave sot me rastin e 8 Marsit do të mbajnë marsh për të drejtat e grave.
Marshi do të fillojë nga Parku i Gruas, përmes sheshit Maqedonia, urës së Gurit dhe do të përfundojë në sheshin Filipi i Dytë. Me të do të dërgohet porosi se barazia gjinore është faktor i rëndësishëm drejt arritjes së një shoqërie demokratike dhe të barabartë.
Në marsh janë ftuar të marrin pjesë gazetarë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, komunave, komisioneve për mundësi të barabarta, organizatave joqeveritare, deputetë dhe përfaqësues të korit diplomatik.

