Në rast se Propozim-Ligji për Prokurorinë Publike nuk miratohet deri në publikimin e raportit të progresit nga Komisioni Evropian, të paktën duhet publikuar marrëveshja mes pushteti dhe opozitës për këtë ligj. Kryeministri Zoran Zaev druan se mos arritja e konsensusit me opozitën mund të ndikojë keq edhe në procesin pas publikimit të raportit të progresit.
Unë besoj se të paktën duhet të arrimë marrëveshje dhe ta publikojmë ligjin që më pas Kuvendi ta verifikojë. Kjo do të jetë shumë me rëndësi sepse e dini edhe ju se raporti do të jetë pozitiv, por nuk guxojmë si shtet që të lëmë asnjë gjurmë ose argument negativ për Këshillin Ekonomik të vendeve anëtare të BE-së dhe parlamenteve të cilët do ta shqyrtojnë raportin më pas – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.
Grupi i 8 deputetëve të pavarur nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët pushteti i kishte vendosur në plan të dytë si numra që do të siguronin shumicën e nevojshme në rast se dështojnë negociatat me opozitën, tani rekomandojnë që konsensusin të arrihet mes dy partitë më të mëdha.
Ditë më parë kryeministri Zoran Zaev nuk përjashtoi mundësinë për takim liderësh me qëllim harmonizimin e qëndrimeve mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike dhe fatin e PSP-së. Takim të ri nuk do të ketë derisa opozita të ndërtojë qëndrim tjetër. Ndonëse ka filluar numërimi mbrapsht për miratimin e ligjit, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, beson se deri në minutat e fundit, gjithçka është e mundur.
Shumë gjëra vendin tonë janë zgjidhur në momentin e fundit, kështu që gjithçka është e mundur – u shpreh Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.
/Alsat-M/


