Udhëheqëses së “Tubimit Kombëtar” në Francë, Marine Le Pen, i është ndaluar të kandidojë për poste publike për pesë vjet.
Le Pen, e cila u largua nga gjykata përpara se të lexohej vendimi, u shpall fajtore për një rast përvetësimi të fondeve të BE-së, përcjell Telegrafi.
Ajo u dënua gjithashtu me katër vjet burg, me dy vjet me kusht.
Megjithatë, është e paqartë nëse ajo do të vuajë ndonjë dënim me burg.
Sidoqoftë, ndalimi do të shuajë shpresat e saj për të kandiduar për zgjedhjet presidenciale në 2027.
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë dhe 24 zyrtarë të tjerë nga partia e saj u akuzuan për devijimin e më shumë se 3 milion euro të fondeve të Parlamentit Evropian për të paguar stafin me bazë në Francë midis 2004 dhe 2016.
Gjykatësja dha vendime fajësie edhe për tetë anëtarë të tjerë aktualë ose ish-anëtarë të partisë së Le Pen, të cilët, si ajo, më parë kanë shërbyer si deputetë në Parlamentin Evropian.
E ulur në rreshtin e parë në gjykatën në Paris, Le Pen nuk tregoi asnjë reagim të menjëhershëm ndërsa kryegjyqtari lexoi vendimin.
Le Pen mohoi akuzat se ajo ishte në krye të “një sistemi” që synonte të merrte fondet e BE-së për të përfituar partia e saj.
Edhe të pandehurit tjerë thuhet se mohuan çdo keqbërje dhe pretenduan se paratë ishin përdorur në mënyrë legjitime.
Gjyqi nëntë-javor u zhvillua në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/