Nëse opozita vjen me qëllime të mira, pra me synimin për të gjetur një zgjidhje, mendoj se ka mënyra. Nëse nuk ka ndryshime kushtetuese, do të shkojmë në izolim për dhjetë vitet e ardhshme, tha sonte zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq.
Në një intervistë për Televizionin Kanal 5, lidhur me takimin e paralajmëruar të liderëve, Mariçiq tha se është i sigurt se kryeministri dhe lider i LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ekipet e tyre mund të diskutojnë se çfarë do të bëjnë më pas, pasi të bëhen ndryshimet kushtetuese.
“Jam i sigurt se mund të diskutojmë se çfarë do të ndodhë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, e cila është më e rëndësishme sesa pasi të mos kalohen. Nëse kjo ndodh, dhe besoj se nuk do të ndodhë, atëherë ne e kemi parë atë film, nuk duhet të takohemi fare për këtë, është shumë e thjeshtë të parashikohet, shkojmë në izolim, në procesin e një rruge të errët për 10 vitet e ardhshme”, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri tha se deri në fund të këtij muaji pret që të paktën një shtet anëtar i Bashkimit Evropian të mbështesë gjuhën dhe identitetin tonë.
“Deri në fund të këtij muaji, pres që së paku një shtet i madh anëtar i BE-së të bëjë një lëvizje politike që do të mbështesë publikisht gjuhën dhe identitetin tonë dhe që do të jetë një garanci e dukshme se nuk mund të rrezikohet asnjë gjuhë dhe identitet, veçanërisht ajo maqedonase për shkak të negociatave me BE-në”, shtoi Mariçiq.