Intervistoi: Borjan Jovanovski
Në një intervistë për NovaTV, zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq u përgjigjet pyetjeve tona për marrëdhëniet me Bullgarinë, shfaqjen, shanset për intensifikimin e procesit të negociatave dhe perspektivat për arritjen e shumicës prej dy të tretash të nevojshme për ndryshimet kushtetuese.
NOVA: Së fundmi keni marrë kritika për shkak të ndalimit të hyrjes së deputetit Kovaçev në territorin e RMV. Si e trajtoni këtë? Kush eshte përgjigja juaj për Brukselin pas kritikave nga Varhey dhe presidenti i PE?
Mariçiq: Të gjitha detajet e nevojshme janë ndarë me partnerët tanë evropianë, me të cilët jemi në komunikim të përditshëm. Para disa ditësh është mbajtur Komisioni i Përbashkët Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim, në të cilin të gjithë eurodeputetët kanë udhëtuar lirisht në Shkup dhe kanë marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Maqedonisë.
Kushdo që respekton dinjitetin e vendit tonë dhe qytetarëve të tij është i mirëpritur në Maqedoninë e Veriut, përndryshe institucionet maqedonase kanë legjitimitet të reagojnë kur ka indikacione për rrezik për paqen dhe sigurinë e vendit. As deri tani dhe as në të ardhmen nuk do të lejohen të hyjnë në territorin e shtetit ata që cenojnë rendin dhe qetësinë publike dhe fyejnë e nënçmojnë qytetarët dhe shtetin.
Vendimi ishte arsyetuar në atë moment, “për shkak të mosplotësimit të kushteve për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas ligjit për të huajt”, të personave nga grupi pesë anëtarësh i shtetasve të Republikës së Bullgarisë. Në grupin me të cilin udhëtonte eurodeputeti Andrej Kovaçev, ka pasur persona për të cilët Ministria e Punëve të Brendshme ka njohuri se rrezikojnë paqen dhe sigurinë publike. Në mesin e tyre nuk është eurodeputeti Kovaçev, por shërbimet kompetente kanë marrë një vendim të tillë për shkak të grupit me të cilin ai udhëtonte./Lajmi i plotë.