Në vend se nga katër maune në ditë, Maqedonia prej 18 korrikut pothuajse aspak nuk eksporton fruta dhe perime në Kosovë. Pas vendosjes së vendimit për rritje të
doganave për 30 për qind, plasmani, nga të zakonshmit 150 – 150 tonë, ra në zero, thonë afaristët. Ata kërkojnë që vendimi të tërhiqet sepse bllokon këmbimin, ndërsa të mendimit të njejtë janë edhe kolegët e tyre nga ana kosovare.
Tërheqje të vendimit dje kërkuan edhe minsitritë e Maqedonisë të Ekonomisë dhe të Bujqësisë, me shkresa zyrtare deri te CEFTA, BE-ja dhe Qeveria e Kosovës. Paralajmëruan se nëse kjo nuk do të ndodhë në afat sa më shkurtë kohor, një nga obsionet është vendosja e kontra-masave. Ministri i Punëve të Jashtme, ndërkaq, Nikolla Dimitrov, dje, nga konferenca e përbashkët për shtyp me kolegun e tij kosovar, Behxhet Pacolli në Prishtinë, porositi se nuk mundet një masë të jetë e mirëp për Kosovën, nëse nuk është e mirë për mikun në fqinjësi. Nëse vendosen kundër-masa, vlerësoi, puna do të eskalojë në drejtim të keq dhe më pas, sërish do të duhet të ulemi të gjejmë
zgjidhje.
“Në kohë të ndërlidhjes dhe implementimit të Procesit të Berlinit, duhet të eliminohen barrierat.Mendoj se vetëm kjo është rruga për mbrojtjen edhe të prodhuesve tanë edhe të prodhuesve tuaj.
Mendoj se nuk mund ta mbroni veten nëse e lëndoni fqinjin. Nuk mundet një masë të jetë e mirë për Kosovën, nëse nuk është e mirë për mikun në fqinjësi. Duhet të gjejmë zgjidhje. Të mos shkojmë sipas politikës së vjetër ballkanike, dhe të na kapë inati. Duhet të shkojmë sipas politikës së re evropiane dhe do të gjejmë mënyrë përmes dialogut ta tejkalojmë këtë çështje”, tha Dimitrov, dhe përkujtoi se në pajtim me Marrëveshjen e CEFTA-s, kur një vend mendon se situata e vet ekonomike është përkeqësuar, duhet të fillojë hetim dhe të bëhen negociata, e më pas të zbatohen masa.
Sipas minsitrive të Maqedonisë të Ekonomisë dhe të Bujqësisë, vendimi kosovar është sjellur në mënyrë paushalle, pa argumente për imoport të shtuar dhe dëme eventuale, juridikisht dhe formalisht nuk është e qartë, ndërkaq është edhe në kundërshtim me Marrëveshjen e CEFTA-s.
Siç arsyetoi këto ditë minsitri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, në një pjesë të vendimit shktuan se ka të bëjë me frutat dhe perimet, ndërsa në listën e prodhimeve për të cilat rritet dogana, qëndron gruri. Në tabelë, ndërkaq, ku janë cekur prodhiemt që u nënshtrohen doganave të rritura, nuk janë cekur numrat tarifor.
Nikollovski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi javën e ardhshme do të kenë takim me kolegët kosovarë, ndërsa prej pardje, siç kumtuan, janë në komunikim të vazhdueshëm dhe negociojnë për gjetje të zgjidhjes.
Për tejkalimin e problemit, të mërkurën është dakorduar takim i përbashkët i minsitrave të ekonomisë nga rajoni, ku do të marrin pjesë edhe Nikollovski dhe Bekteshi. Takimin prej para dy ditëve e inicoi minsitri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq, i cili do të ejtë edhe nikoqir, ndërkaq janë ftuar edhe ministrja malazeze e Ekonomisë, Dragica Sekuliq, si dhe minsitri i Tregtisë dhe Ekonomisë i BeH-së, Mirko Sharoviq. Qëllimi është të merret qëndrim i përbashkët lidhur me masën kosovare.
Kosova e vendosi masën e përkohshme më 18 korrik të këtij viti, por që kur e publikoi, reagoi
Shoqata kosovare e tregtarëve me fruta dhe perime, duke e cilësuar si diskriminuese dhe të padrejtë. Kërkoi që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës ta ndërrojë, sepse prodhimtaria vendore e disa nga prodhuesve të cilat janë të mbrojtura nuk përmbushin as 10 për qind të nevojave të tregut kosovar. Edhe prëfaqësues të bizneseve kosovare, edhe pse janë për mbrojtje të prodhuesvevendorë, kërkuan vlerësimi të bëhet në bazë të kërkesave të konsumatirëve. Në të kundërtën, paralajmëruan shtrenjtim dhe probleme me përmbushjen e nevojave të tregut. Masa parasheh 30 për qind dogana më të alrta për frutat dhe perimet e importuara, ndërsa do të zgjasë tre muaj dhe vlen për të gjitha shtetet të cilat eksportojnë në Kosovë. Në Maqedoni, sipas vlerësimeve të Minsitrisë së Bujqësisë, më i goditur do të jetë eksporti i
domateve, specave dhe kumbullave. Në vendim nuk është rrushi dhe prodhime të tjera strategjike.