Maqedonia pritet të fillojë negociatat qasëse për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2019. Në po të njëjtin vit, negociatat do t’i fillojë edhe Shqipëria. Kështu parasheh Strategjia për Perpsektivë Kredibile për Zgjerim të Ballkanit Perëndimor, e cila do të publikohet nesër. Në të parashihet që vendet e rajonit do të anëtarësohen në BE, por jo në gjendjen që ndodhen aktualisht.
Ndërkohë, dy çështjet që duhet të zgjidhen para qasjes së cilitdo vend në BE është dialogu mes Serbisë dhe Kosovës si dhe kontestet bilaterale.
Sipas REL, strategjia parasheh që Mali i Zi dhe Serbia do të anëtarësohen në BE deri në fund të vitit 2025, me çka negociatat qasëse duhet të përfundojnë në vitin 2023. Në të njëjtin vit kur liderët e rajonit do të përfundojnë negociatat, parashihet fillimi i procesit me Bosnjë e Hercegovinën.
Serbia dhe Kosova kanë afat që deri në fund të vitit 2019 të arrijnë marrëveshje për normalizim të përgjithshëm të raporteve.
Ndërkaq, presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, në shtator të vitit të kaluar, përcolli qëndrimin e Unionit, se BE do të anëtarësojë edhe shtete të tjera.
Zhan Klod Junker – shtator, 2017
“Nëse duam më shumë stabilitet në rajon, atëherë ne duhet të ruajmë një perspektivë kredibile për zgjerim të Ballkanit Perëndimor. Është e qartë se nuk do të ketë zgjerim gjatë mandatit të këtij Komisioni dhe këtij Parlamenti. Asnjë kandidat nuk është i gatshëm. Por, pas kësaj Bashkimi Evropian do të jetë më i madh se 27 shtete. Kandidatët qasës duhet të respektojnë sundimin e së drejtës, gjyqësorin dhe të drejtat themelore, si prioritete më të larta në negociata”.
Vendet që duan të anëtarësohen në BE, para së gjithash, duhet të kenë institucione stabile të cilat garanojnë demokracinë, të respektojnë sundimin e së dretjës, të drejtat e njeriut dhe të respektojnë dhe mbrojnë minoritetet.
https://www.youtube.com/watch?v=cvH0gb1_uMI

