Maqedonia është në mesin e vendeve me rrezik më të madh të
mungesës së ujit në bujqësi deri në vitet 2020, 2030 dhe 2040, tregon raporti më i ri i FAO-s për Evropë dhe Azi Qendrore (EAQ).
Në grupin e shteteve me projeksione të larta ekstreme për humbje të ujit, mbi 80 për qind, krahas Maqedonisë, janë edhe Kazakistani, Kirgistani, Armenia, Turkmenistani dhe Azerbajxhani.
Serbia, Kroacia, BeH dhe Sllovenia janë në vendet me rrezik më të vogël, nën dhjetë për qind, së bashku me Finlandën, Danimarkën, Norvegjinë,.., ndërsa Shqipëria është në kategorinë “mesatarisht deri lart” të rrezikuara, me humbje të mundshme 20 – 4- për qind, ku ndodhen edhe Belgjika,
Luksemburgu, Britania,..
Sipas analizës së FAO-s, Maqedonia është në mesin e vendeve në EJQ të prirura drejt thatësirave. Më i ndjeshëm është rajoni përgjatë Vardarit, posaçërisht rajonet e lumenjve Cërna, Bregallnicë dhe Vardar. Shtatë për qind nga popullata e përgjithshme jeton në tokë të degraduar. Në periudhën 1997 – 2017 kanë ndodhur 23 fatkeqësi natyrore të cilat kanë përfshirë 1.281.548 persona, ndërsa dëmet nga aspekti ekonomik kanë arritur shumën prej 409 milionë dollarëve.
Nga 2,5 milionë hektarë sa është territori i përgjithshëm i Maqedonisë, 50,1 për qind janë tokë bujqësore nga e cila 32,8 për qind janë sipërfaqe të punueshme. Nën kultura të përhershme, janë tre për qind e tokës bujqësore, ndërsa në livadhe dhe kullota bëjnë pjesë 64,2 për qind.
FAO në rekomandimin për tërë rajonin e EAQ-së sugjeron praktika të qëndrueshme intensive jovetëm për produktivitet dhe të ardhura më të mëdha, por edhe për mbrojtje të resurseve natyrore prejtë cilave varet prodhimtaria. Me këtë rast, duhet të mbahet llogari për të ashtuquajturën qasje të ekosistemit. Siç qëndron në raport, është i domosdoshëm harmonizimi i politikës dhe legjislaturësnacionale, si dhe planifikim sektorial (mjedis jetësor, bujqësi, siguri e ushqimit, menaxhim me resurset
natyrore, zhvillim rural).
Sipas FAO-s, ulja e humbjeve të ushqimit dhe mbeturinave mund të kontribuojë shumë për përmbushjen e nevojave të ushqimit në të ardhmen dhe për ruajtje të resurseve të kufizuara natyrore.