25 June
Mot shumë i nxehtë me temperaturë maksimale mbi mesataren pritet edhe sot, ndërkaq faza e verdhë alerte është paralajmëruar në rajonet e Ohrit, Prespës, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës si dhe në pjesët juglindore të Maqedonisë.
Temperatura do të lëvizë prej 30 deri 38 gradë.
Për pasdite është paralajmëruar zhvillim lokal i vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.
Moti i nxehtë, sipas paralajmërimeve do të vazhdojë deri në fund të muajit, me ç’rast temperaturat çdo kund do të tejkalojnë 30 gradë, ndërkaq përgjatë vardarit edhe 35 gradë. Rrezatimi ultravjollcë do të jetë shumë i lartë, ndërsa vlera e UV indeksit do të paraqesë 9.
Kushte për dukuri të reshjeve të rrëmbyeshme lokale dhe bubullimave do të ektë të martën në orët e pasdites, kur nuk përjashtohet që këto procese vende-vende të jenë më intensive. Kushte për destabilitet të motit do të ketë edhe në fushëgropën e Shkupit, posaçërisht të hënën.

