Për shkak reshjeve intensive të borës që po bie mëngjesin e sotëm gati në të gjithë vendin, rekomandohet kujdes i veçantë për shoferët që të respektojnë limitet e shpejtësisë në pjesët e rrugëve ku ka mbetje bore dhe lagështie, të përdorin pajisjet e veçanta si gomat e dimrit dhe zinxhirët, apelojnë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”.
Ndërmarrja Publike rekomandon posaçërisht kujdes të veçantë në kalimet malore ku trashësia e dëborës është më e madhe dhe ende papastruar.
Moti sot dhe nesër
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me kushte të reshje të shiut dhe borës.
Temperatura minimale do të jetë zero gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri dhjetë gradë Celsius.
Deri ditën e martë moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut dhe borës me intensitet të ndryshuar.

