Një oficer i ushtrisë së Maqedonisë së Veriut është dërguar në kuadër të misionit KFOR në Kosovë, por është kthyer mbrapa me urdhër të NATO-s. Këtë skandal e ka publikuar sot deputeti i VMRO-DPMNE-së opozitare, Mile Lefkov, shkruan Almakos.
Sipas tij, bëhet fjalë për oficer i cili është dërguar me lidhje politike edhe pse nuk ka pasur certifikatë sigurie. Lefkov ka theksuar se ai është nga fshati Murtinë i Strumicës, fshat nga i cili është edhe ish kryeministri Zoran Zaev.
KFOR ka vendosur ta kthejë mbrapsht oficerin në fjalë, pas pesë muajve të kaluar në Kosovë.
“Parashtrohet pyetja se kush do të paguajë 50 mijë euro harxhime që janë bë për rroga dhe për logjistikë”, ka pyetur deputeti Lefkov, duke kërkuar nga ministrja Sllavjanka Petovska që të reflektojë lidhur me rastin.
VMRO DPMNE thotë se ky nuk është rasti i parë, por se rast të ngjashëm ka pasur edhe me një ushtarak nga Maqedonia e Veriut në misionin ISAF në Afganistan.
Data 13.09.2025
Aktuale
- Dy të mitur kapen në Kumanovë me objekte të forta, sulmojnë policin
- Tentativë për djegie automjetesh në Konjarë e Poshtme, Kumanovë
- Vdekja e një qytetari në Shkup, zbulohet se nuk lidhet me aksidentin rrugor
- Zjarr në Trubarevë, e shuajnë disa ekipe, zjarrfikësit kanë ndërhyrë edhe në Lisiçe
- Prej nesër pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima
- Numri i aksidenteve me trotinet është shumë i lartë
- Autostrada Kërçovë-Ohër, banorët ankohen për rrugët hyrëse
- Zjarr në Trubarevë, e shuajnë disa ekipe, zjarrfikësit kanë ndërhyrë edhe në Lisiçe