Maqedonia zë vendin e pestë në botë për numrin e vdekjeve që vijnë si pasojë e ajrit të ndotur. Shifrat alarmante publikohet nga ekspertë dhe institucione të fushës, të cilët konstatojnë se ajri i ndotur vlerësohet si faktor kryesor i vdekjes në 25 për qind të vdekjeve që vijnë nga sulmet në zemër dhe në tru dhe tek 4.6 për qind e pacientëve që vdesin për shkak të kancerit në mushkëritë e bardha. Sipas një studimi të Bankës Botërore, në Maqedoni 1.110 njerëz vdesin si pasojë e ndotjes së ajrit.
“Nuk ka vend të sigurt në Shkup. Ndoshta ka pak dallime në pjesët jashtë zonës qendrore, por e gjithë pjesa tjetër gjatë sezonës së ngrohjes ka rritje të vdekjeve që në çdo vit kemi nga 1100 raste të vdekjes që vijnë vetëm nga ndotja e ajrit. Pra, ndotja e ajrit mer pjesë me 20-25 për qind si shkak i infarkteve në zemër, sulmeve në tru që janë sëmundje më të shpeshta nga ky grup”, ka deklaruar Trajçe Stafilov, profesor universitar.
“Burime më të mëdha të ndotjes paraqesin djegjet e lëndëve më të fuqishme, qofshin të kontrolluara ose të pakontrolluara. Ku flasim për djegie të kontrolluara e kam fjalën për amvisëritë, por ne kemi edhe djegie të pakontrolluara edhe të deponive, djegie të pakontrolluara të mbeturinave. Këto burime janë më të mëdhaja dhe më të rrezikshme”, deklaroi Sragan Gjorçev, Institute i shëndetit publik.
Këto vlerësime u bënë sot nga ekspertët pjesëmarrës në konferencën shkencore kushtuar ajrit të ndotur, të organizuar nga organizatat ekologjike në vend.
Data 16.03.2026
Aktuale
- Zelensky synon para dhe teknologji nga Lindja e Mesme në këmbim të përvojës në rrëzimin e dronëve
- Në bisedën Mucunski-Hoxha në fokus Korridori 8 dhe bashkëpunimi rajonal
- LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi
- Çmime të reja të karburanteve nga mesnata
- Borxhi ndaj kreditorëve vendas në RMV arriti në 4.3 miliardë euro
- E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të shtënat me armë në Gjakovë
- “Më jep borxhin prej 15 mijë eurosh”- Pazaret e drogës, shkak i konfliktit mes Oltion Klosit dhe Sabah Nuzit! Si u porosit nga burgu vendosja e tritolit
- Disa të mitur sulmuan fizikisht tre persona në Shkup

