Kandidati për deputet në Njësinë zgjedhore 3 nga radhët e BDI-së, Bekim Neziri ka realizuar sot takim me banorët e Buzallakovës të komunës së Velesit. Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëpartiaku, Arbër Ademi, njëherësh bartës i listës në Njësinë zgjedhore 2.
“E veçanta e kësaj fushate është se edhe shqiptarët së bashku me nacionalitetet tjera nga viset qendrore dhe lindore, si Velesi, Çashka, Jabollçishta e Shtipi çdo ditë e më tepër po rreshtohen pas BDI-së dhe idesë për kryeministër shqiptarë”, ka thënë Neziri në takimet e deritashme me banorët e kësaj ane.
![](https://medial.mk/wp-content/uploads/2020/07/1-1024x768.jpg)
Sipas Nezirit, madje ka ardhur koha që administrata shtetërore dhe institucionet publike të kenë përfaqësim të drejtë dhe adekuat ku shqiptarët do të jenë të punësuar të paktën 25%.
“Qytetarëve u duhen shërbime në gjuhën amtare dhe ky është synimi ynë pas marrjes së mandatit”, shton mes tjerash Neziri.
Madje, propozimi për kryeministrin e parë shqiptar dhe deputetin e parë shqiptar në njësinë e tretë zgjedhore, shton ai, “janë prioritet kryesor i BDI-së për mandatin e ardhshëm qeveritar”.
Ndryshe sot në ora 19:00 në qendër të fshatit Jabollçisht i Epërm, BDI do të mbajë tubimin qendror ku do të marrin pjesë edhe dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka mbajtur tubim sot në fshatin Jabollçishtë të Velesit.
Aktiviteti zgjedhor ka filluar me intonimin e himnit kombëtar, ndërsa pritja ka qenë madhështore. Në tubim fjalim ka mbajtur kandidati i BDI-së për Njësinë zgjedhore 3, Bekim Neziri, pastaj Arbër Ademi dhe të tjerë.
![](https://medial.mk/wp-content/uploads/2020/07/WhatsApp-Image-2020-07-07-at-8.03.54-PM-1024x768.jpeg)
Para kësaj, Neziri ka realizuar takim me banorët e Buzallakovës, ndërsa ka vizituar edhe shkollën e Kllukovecit.
“E veçanta e kësaj fushate është se edhe shqiptarët së bashku me nacionalitetet tjera nga viset qendrore dhe lindore, si Velesi, Çashka, Jabollçishta e Shtipi çdo ditë e më tepër po rreshtohen pas BDI-së dhe idesë për kryeministër shqiptarë”, ka thënë Neziri në takimet e deritashme me banorët e kësaj ane..
![](https://medial.mk/wp-content/uploads/2020/07/WhatsApp-Image-2020-07-07-at-8.04.01-PM-768x1024.jpeg)