Për shkollat fillore dhe të mesme kjo e shtunë do të punohet. Më 14 prill do të mbahen orë mësimore me orar të së premtes.
Kjo është e shtunja e fundit që duhet të punohet për këtë vit shkollor, përkatësisht e shtuna e katërt në gjithë vitin shkollor e cila është patjetër të jetë ditë pune, informon KOHA.