Për vetëm pesë muaj, deri më 4 maj në Klinikën e Gjinekologjisë të Shkupit kanë vdekur 61 fëmijë të sapolindur gjegjësisht 30% nga numri i përgjithshëm i të sapolindurve, përcjell A1on. Përqindja e vdekshmërisë te bebet e tejkalon edhe numrin e vitit të kaluar i cili ishte katastrofal, njofton Almakos.com.
“Ky është rekord i ri, rekord i palavdishëm i Maqedonisë ku disa muaj të fundit statistikat e tilla të zeza janë në rritje. Alarmi ishte kyçës vitin e kaluar kur në periudhën prej në janar deri në dhjetor kanë ndërruar jetë gjithsej 206 fëmijë të sapolindur”, tha mjeku pediatër Angellço Andonovski.
Ai tha se edhe përkundër situatës së tillë institucionet shtetërore kompetente akoma nuk ndërmarrin asgjë për zvogëlimin e numrit të vdekjes te të sapolindurit për të cilët me siguri nuk e di Organizata Botërore e Shëndetësisë.