Nëse jeni të interesuar për të punuar në administratën shtetërore për rrogë prej 25 mijë denarëve, mos e lëshoni rastin të konkuroni në konkursin e shpallur nga Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion. Në këtë institucion është hapur konkurs për pranimin e 4 këshilltarëve, kurse paga mujore është 25 mijë denarë, shkruan Gazeta Lajm.
Kandidatët duhet të kenë të kryer fakultetin juridik, me së paku 240 kredi sipas sistemit EKTS dhe tre vite përvojë pune. Punësimet janë të përkohshme deri më 31 dhejtor të këtij viti.