Ish-kandidati për president në Maqedoninë e Veriut Blerim Reka, përmes një postimi ka komentuar zgjedhjet presidenciale në Kosovë, si dhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.
Reka shkruan se ai e ka paralajmëruar fitoren e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtin si kryeministër.
“Kur vjet shkruajta, se orteku i pandalshëm anti-korruptiv në Ballkan, do filloj nga Kosova; shumica qeshnin. Po aq edhe kur thoja se Albin Kurti, do i udhëheq negociatat finale me Beogradin. Ndërkohë, SHBA proklamuan luftën globale kundër korrupsionit – si prioritet të politikës së jashtme – e në prag të zgjedhjeve porositën: ‘mos i votoni të korruptuarit’, duke kërkuar: “ide të reja për dialogun: Kosovë- Serbi”.
“Aq e thjeshtë sa s’ bëhet: korrupsioni u bë kërcënim gjeo-strategjik, e negociatat për mbylljen e këtij kërcënimi në Ballkan, nuk mund t’i udhëheqin politikanët e korruptuar. Por, 6 tetori, do i prish edhe aleancat rajonale të krimit. Orteku post-korruptiv, sapo e filloi rokullisjen nga Prishtina. Nuk dihet, ku do ndalet…”, ka shkruar Reka.
Në zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën dje në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, ndërsa e dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe koalicioni AAK-PSD.


