Maqedoni: Një 22-vjeçar vritet me thikë pas përleshjes mes dy familjeve

Maqedoni: Një 22-vjeçar vritet me thikë pas përleshjes mes dy familjeve

Një 22-vjeçar mbrëmjen e djeshme është vrarë pas një përleshje mes dy famiëjeve në Strumicë. Ngjarja ka ndodhur në të ashtuquajturën Lagja turke në rrugën “Betoveni”. Nga përleshja është janë plagosur edhe dy gra dhe një 16-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtoresha e spitalit të Strumicës, Katerina Kuzmanovska, e cila shtoi se 22-vjeçari ishte sjellë në spital pa shenja jete dhe i therur, ndërsa personat tjerë janë jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e SPB-Strumicë, Aleksandra Trajanova, ndërsa më tepër informacione pritet të jepen gjatë ditës së sotme.