Sipas të statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nga 6 gushti deri pardje, në Maqedoni janë infektuar 40.208 persona me coronvirus, prej të cilëve 25% kanë qenë plotësisht të vaksinuar.
Gjatë këtyre muajve, 30.142 qytetarë, përkatësisht 74.9% e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa të vaksinuar konsiderohen personat të cilët kanë pranuar dy doza të vaksinave dhe kanë kaluar 14 ditë nga dita e aplikimit të dozës së dytë.
Përqindja e personave të hospitalizuar që nuk kanë qenë të vaksinuar është 79%, ndërsa 21% e pacientëve të hospitalizuar kanë qenë të vaksinuar.
Në periudhën nga 6 gushti, në Maqedoni kanë humbur jetën 1.382 pacientë me coronvirus. Prej tyre , 83% nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa 17 të tjerë kanë qenë të vaksinuar.
Deri dje janë vaksinuar 797.988 qytetarë, ndërsa 758.001 persona janë vaksinuar. Dozën e tretë e kanë pranuar 1.039 persona.
Ndryshe, në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 196.346 persona, ndërsa prej tyre 182.782 janë shëruar dhe 6.907 qytetarë kanë humbur jetën.
Data 27.09.2026
Aktuale
- “Nuk ka asnjë firmë që më implikon”/ Blushi pas video-mesazhit të Ramës: Po bonusi për “Integrated Energy BV” dhe inceneratori i Elbasanit? Ky duhet shporrur!
- (VIDEO) Protestë në Shkup pas dënimit të krerëve të UÇK-së
- Atentati në Athinë, Denis Luli kyç gojën para hetuesve. Zbulohet çfarë i tha kamerierit
- Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
- Rama lan duart me skandalin e SHISH: Çështje individuale e Vlora Hysenit, mes saj dhe drejtësisë
- Deklaratat e zëvendëskryeministrit italian ngjallin reagime të ashpra: A janë gratë me funde të gjata më të mira si nëna?
- Vonesa e fluturimit në Cyrih: Familja nga Prishtina përjeton pritje të gjatë dhe shqetësime
- Ahmeti: Populli nuk mund t’i dënoj çlirimtarët e vet!



