Nga Qendra për shëndet dhe siguri gjatë punës – Tetovë, thonë se çdo person juridik, përkatësisht firmë, është e obliguar ta siguroj dhe mbrojë punëtorin në vendin e punës në bazë të gjitha gjërave që parasheh ligji. Lista për mbrojte është e gjatë, ndërsa jeta e njerëzve është më e rëndësishmja, njofton KOHA.
Nga ana tjetër secila firmë më shumë llogari ka ti plotësojë kushtet për siguri shëndetësor dhe siguri gjatë punës, sesa të paguaj dënime ekstreme në rast të ndonjë kontrolle të inspektorëve.
“Duhet të ketë kontrolle të rregullta sistematike të të punësuarve. Duhet ndonjë i punësuar të trajnohet kundër zjarreve. Të kontrollohen vazhdimisht pajisjet e punës, të përgatitet plan për evakuim etj. Gjitha këto obligime, për shembur për një firmë që numëron 30 të punësuar mund ti sigurojë prej një çmimi prej 500 euro, ndërsa nëse nuk i bën dhe inspeksioni mbikëqyrës vërteton se nuk i posedon firma dokumentet e sigurisë dhe mbrojtjes në punë të punëtorëve, atëherë punëdhënësi është i obliguar të paguaj dhjetëra mijëra euro” , thotë Pançe Tërpkovski, nga Qendra për shëndet dhe siguri në punë.
Por punëtorët nuk i din të drejtat e tyre, thonë nga kjo qendër. Të dhënat të cilat i posedon Shoqata Maqedonase për mbrojtje gjatë punës për vitin 2016, thonë se në Maqedoni vitin e kaluar kanë ndodhur 94 fatkeqësi në punë, prej të cilave 19 kanë qenë fatale (me vdekje). E lartë është shkalla e të lënduarve në punë, përkatësisht, në çdo 100.000 të punësuar vjet janë lënduar 13 punëtorë në vend pune.