Të enjten, rreth orës 13 e 30 minuta, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një shtëpi që gjendet në rrugën “Maksim Gorki” në Veles, pronari i shtëpisë me iniciale I.Gj. (68) në njërin prej mureve të shtëpisë ka gjetur 18 revole të llojit “Nagants”, shkruan Gazeta Lajm.
Pronari menjëherë ka njoftuar policinë, e cila ka konstatuar se revolet e gjetura janë të kalibrit 7,62 mm. në vendin e ngjarjes ka dalë ekip i Sektorit për punë të brendshme në Veles.