Të dhëna zyrtare nuk kanë dhënë autoritetet se cilat automjete do të “etiketohen” me të kuqe si ndotës më të mëdhenj, por sipas Propozim-ligjit në këtë kategori do të përfshihen të gjithë që kanë motor me Euro 1, Euro 2 dhe pa asnjë standard.
Se sa ka automjete të këtilla është e vështirë të vlerësohet, por sipas të dhënave që Kanal 5 i ka nga Ministria e Shëndetësisë nga viti 2016, më të zakonshmet janë pikërisht ato me standardin më të ulët.
Sipas këtyre të dhënave, automjetet me Euro 0 janë me 19.83%, Euro 1 me 28.69%, Euro 2 me 29.20%, Euro 3 me 8.69%, Euro 4 me 12.63%, Euro 5 me 0.88%, dhe Euro 6 me 0.09%.