Prokuroria Publike Themelore në Strumicë ka ngritur procedurë hetimore kundër një gruaje të dyshuar për vrasje në tentativë. Ajo dyshohet se më 7 qershor u përpoq ta privonte nga jeta burrin e saj në një shtëpi familjare në fshatin Ilovica.
Kur burri i kërkoi asaj të gatuajë kafe, ajo vendosi një herbicid të lëngshëm në filxhan dhe ia dha për të pirë. Burri e kishte pirë kafenë, dhe doli në oborr dhe ra pa vetëdije.


