Me moton “Mos hidh fishekzjarrë”, sektori SPB në Ohër, e ka filluar projektin “Prevenim nga keqpërdorimi i mjeteve piroteknike”. Në kuadër të këtij projekti, pjestarët e policisë, do ti vizitojnë shkollat fillore dhe do të prezantojnë rreziqet që u kanosen fëmijve nga përdorimi e keqpërdorimi i mjeteve piroteknike, për mosnjohjen dhe pakujdesinë e përdorimit dhe pasojat fatale që mund të dalin nga këto.
“Nga lëndimet e këtilla nuk ka mbrojtje, rreziku nga djegja e duarve dhe fytyrës, syve dhe organeve të frymëmarrjes, rreziku nga shpërthimi, traumat psikike etj janë pjesë e prishjes së argëtimit, ndaj preferohet që të festohet mezemër e jo me armë”-thuhet mes tjerash në këshillën e dhënë për të rinjtë, që më së shumti përdorin mjetet piroteknike.
Nës kuadër të projektit do të theksohen edhe mënyrat e prevenimit si dhe dispozitat ndëshkuese për përdorimin e paautorizuar të mjeteve piroteknikenë vendet publike që është rrezik i përgjithshëm që rrezikon sigurinë e qytetarëve. Blerja dhe aktivimi i fishekzjarrëve ose mjeteve tjera piroteknike në vendet publike, në rrugë, në oborre, në hyrje të ndërtesave të banimit, paraqet kundravajtje ligjore dhe për këtë janë paraparë edhe dënimet në lartësi prej 200-500 euro. Nëse bëhet furnizimi dhe distribuimi-shpërndarja në treg, kjo paraqet vepër penale që mund të dënohet me burg në kohëzgjatje deri në 3 vjet, ndërsa prindërit e minorenëve që nuk i kanë mbushur 14 vjet, do të dënohen me 600-800 euro, nëse fëmijët e tyre aktivizojnë fishekzjarrë.
SPB në Ohër ka filluar të ushtrojë kontrolle me qëllim të prevenimit por edhe të sakcionimit të personave fizik dhe juridik të cilët në mënyrë të paautorizuar shesin dhe përdorin fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike.
Data 28.04.2025
Aktuale
- Durmishi: Marzhë e kufizuar për pothuajse të gjitha produktet nëse tregtarët i rrisin sërish çmimet
- Kloppi ‘telefonohet’ nga Real Madridi
- Shekerinska: NATO vazhdon të forcohet, nuk ka njoftim për tërheqjen e forcave amerikane nga Kosova
- “Radhën e ka Kuvendi”! Ivanovska pret dorëheqje nga Dimitrovska
- Dita e Evropës do të shënohet përmes solidaritetit: Të gjithë së bashku do të vrapojmë për Koçanin!
- Costa nga Sofja: Do të punojmë me Maqedoninë e Veriut për të tejkaluar problemin
- Gjykata e Apelit në Shtip nesër do t’i shpallë vendimet për ankesat e të dyshuarve për zjarrin në Koçan
- “S’e jap makinën!” – Taksisti sfidon marimangën dhe policinë, përfundon në pranga