Në Maqedoni, internetin e shfrytëzojnë 1.503.000 njerëz apo 72,2 e qytetarëve, ndërsa një milion janë të përfshirë në rrjetin social Fejsbuk, tregojnë të dhënat e ueb faqes se specializuar statistikorë “Internet vorld stat”, transmeton Medial.mk.
Në vendet e rajonit, para Maqedonisë janë sllovenët (75,5 %) dhe në Kroaci (74,4 %). Pas Maqedonisë rreshtohen Mali i Zi (69,9 %), Bosnja (69,3), Greqia (69,1), Serbia (67,1), Shqipëria (66,4) dhe Bullgaria (59,8 %).
Në Evropë internetin e përdorin 659,6 milionë njerëz, ndërsa Fejsbukun 343,2 milionë.