Me 29.01.2019 në ora 23.05 në rrugën “Vasko Karangeleski” në Manastir, një veturë e panjohur e drejtuar nga një person i panjohur e ka goditur këmbësorin S.V.(55) nga Manastiri dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos.
Nga goditja këmbësori është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Manastir.