Me 08.03.2019 në ora 08.00 në SPB Manastir është lajmëruar se në Manastir në udhëkryqin nga rruga “Prilepi” dhe rruga “Bataljoni Stiv Naumov” një veturë e panjohur e drejtuar nga një person i panjohur e ka goditur këmbësorin V.B.(50) nga Manastiri, pas së cilës e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos.
V.B. është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Spitalin Klinik në Manastir. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të SPB Manastir ku po punohet për gjetjen e shoferit dhe zbardhjen e rastit.

