Klubi anglez, Manchester United thuhet se është gati të bëjë ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.
Djajtë e Kuq do të bëjnë një përpjekje tjetër për të joshur mesfushorin e ëndrrave të Erik ten Hag.
Sipas mediumit The Mirror, Unitedi ka parë një ofertë hapëse prej 50 milionë eurosh të refuzuar nga katalunasit.
Megjithatë, ata janë të vendosur të kthehen me një ofertë tjetër, ndërsa kërkojnë të sigurojnë pasimet që i nevojiten mesfushës.
Barça është gati të shesë De Jongun, pasi paga e tij është përtej asaj që ata janë të gatshëm të paguajnë.
Trajneri i ri Hansi Flick nuk e sheh si të pazëvendësueshëm, ndërkohë që vlerësohej më shumë nga ish-shefi Xavi. /Telegrafi/