Dy javë nga fushata mes raundit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, kanë kaluar pa tensione të mëdha. Lëvizja “Evropa tani!” (PES), kandidati i së cilës Jakov Milatoviq hyri me shanse të mëdha në raundin e dytë të zgjedhjeve kundër Milo Gjukanoviqit, me paraqitjen e tij meteorike në qiellin politik në rajon, hapi pyetjen nëse pas zgjedhjeve të dielën.
Në raundin e parë të 19 marsit, presidenti aktual Milo Gjukanoviq nga Partia Demokratike e Socialistëve fitoi 35,4 për qind të votave dhe Jakov Milatoviq 28,9 për qind, i cili ka ende shumë mbështetje nga pushteti ekzekutiv. Përveç kësaj, Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi e ka përkrahur Milatoviqin, ndërsa me ftesë të Gjukanoviqit një pjesë e diasporës ka mbërritur në Mal të Zi për të votuar në zgjedhje.
Në prag të ditës së votimit dhe për atë se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve presidenciale, “Lokalno” ka biseduar me analistin politik Ljubo Filipoviq./Lajmi i plotë.