Fshatrat e malësisë së Karadakut, Malinë, Brezë dhe Tanushë vijojnë të mbeten të bllokuara tashmë një muaj. Trashësia e borës në këtë rajon arrin deri në dy metra ndërsa banorët thonë se produktet ushqimore janë duke përfunduar.
“Fshati Brez, Malinë dhe Tanush vazhdojnëë të ngelen të bllokuara, ekipi i televizionit Alsat u mundua që të ngjitet në këto tre fshatra, por rrugët e bllokuara e pamundësojnë një gjë të tillë , ndonëse të njëjtat kanë filluar të pastrohen, por përsëri janë të pakalueshme”.
“Atje lartë është katastrofë, atje ka njerëz që jetojnë si në Malinë, Tanushë, dhe Brezë dhe janë të bllokuar dhe nuk mund të lëvizin. Duhet të hapen rrugët që ata të lëvizin, duhet që qeveria të mendojë në situata të këtilla”, u shpreh një banor i Brodecit.
Banorët e Malinës dhe Brezës në linjë telefonike për Alast thonë se janë në gjende të vështirë pasi edhe produktet ushqimore i kanë nga fundi.
“Gati një muaj Breza dhe Malina jemi të bllokuar, deri më tash askush nuk na ka dalë në ndihmë. Rruga për Brezë dhe Malinë është pastruar r vetëm 2 kilometra, ndërsa kanë ngelur edhe 15 të tjera. Gjendja me ushqim është shumë e vështirë, pasi po qëndrojmë gati një muaj të bllokuar”.
“Që nga 5 janar jemi të bllokuar. Mos dhashë Zoti ndonjë sëmundje të vështirë, sepse është e pamundur që të zbresësh në qytet , kemi fëmijë me grip dhe simptoma të ndryshme , por I kemi tejkaluar disa sëmundje, edhe për ushqimi jemi ka fundi, pasi ka qenë e pamundur që të zbresësh në qytet”.
Banorët e kësaj zone që nga pesë janari kanë përsëritur thirrjet për lirimin rrugëve, ata kanë kërkuar ndihmë edhe nga Komuna e Çurçr Sandevës dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, por kërkesat e tyre ka hasur në vesh të shurdhër.
https://www.youtube.com/watch?v=uCU6wr3VcUs