Në Gjykatën themelore Kumanovë sot vazhdoi gjykimi ku i akuzuar është kryetari i komunës së Kumanovës, maksim Dimitrievski për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, pas paraqitjes së parashtruar nga ndërmarrje ndërtimroe të Kumanovës për rastin për mosmarrje të lejes për ndërtim të ndërtesave në Kumanovë.
Në seancën e sotme u dëgjua dëshmitari i mbrojtjes, Aleksandar Gelevski, përndryshe sekretar i komunës dhe arkitekt. Në pyetjen e avokatit të Dimitrievskit, sekretari i komunës tha se ishte informuar prej fillimit të procedurës nga parashtrimi i projektit ideor kur me kërkesë të një prej pronarëve të kompanive dhe për vetë tekstin e procedurës. Siç sqaroi, së pari ka arritur shkresë nga gjimnazi i Kumanovës ku tregohej se për shkak të lartësisë së objektit do të ketë hihe e cila do të ndikojë negatiovisht ndaj fotovoltaikëve të vendosur në çati. Nga institucioni arsimor ishion shqetësuar edhe për lëvizjen e nxënësve për shkak të parkimit. Më vonë ka arritur shkresë edhe nga shtëpia e shëdnetit (ambulanca e shkollës) të cilët ishin të shqetësuar për qasjen drejt institucionit. Pas arritjes së kësaj shkrese, Gelevski e ka njoftuar Dimitrievskin, kanë kërkuar bisedë telefonike dhe mendim ekspertësh nga profesori për PHU-në.
Ndërkohë, nga pushimi vjetor ishte thirrë edhe udhëheqësja e sektorit për urbanizëm, e cila në një prej seancave paraprake, gjithashtu dëshmoi. Ata realizuan edhe takim me profesorin, i cili tha se shkresat ishin përmbajtësore dhe se rrezikohet interesi publik dhe u ishte cekur të suspendohet PHU për një vit dhe të përgatitet plan i ri. Meqenëse për herë të parë janë përballur me mundësi për suspendim kërkuan arsyetim me shkrim, pas çka PHU e ka shqyrtuar komisioni për urbanizëm. Pas kësaj ishte kërkuar mendim nga Minsitria e Transportit dhe Lidhjeve.
Avokatët e të dëmtuarve disa herë pyetën nëse është pozitiv mendimi i ministrisë, i Gjykatës kushtetuese, i Gjykatës administrative, të cilët e anuluan vendimin e Këshillit prë suspendim të PHU-së.
Avokatët e të dëmtuarve treguan se gjatë procedurës, shërbimet komunale kanë shkelur nenin e ligjit dhe nuk e kanë përgatitur në afat të shënë përllogaritjen për shërbime komunale me çka drejtpërdrejtë i kanë dëmtuar ndërmarrjet.
Në gjykim u cek se për herë të parë sillet vendim për suspendim. pas përfundimit të gjykimit deklaratë dha avokati i investuesve, Viktor Cvetkovski, i cili tha se dëgjimi i sekretarit si dëshmitar i propozuar nga mbrojtja ka për qëllim të pakësohen dëmet nga vepra penale e të akuzuarit dhe se mbrojtja ka dashur të thotë se nuk ka pasur dëm.
Në seancën e sotme do të dëgjohen ekspertë nga aspektet ekonomike dhe ndërtimore-arkitektonike. Në seancat e kaluara Dimitrievski tha se nuk ndjehet fajtor, pronarët e kompanive Boban Spasovski dhe Emil Georgievski konsiderojnë se janë dëmtuar me vendimin për suspendim të PHU-së për parcelën dhe kërkojnë mbi 3,3 milionë denarë. Seanca e ardhshme është caktuar për më 24 dhjetor të këtij viti.