Në intervistën e sontme për emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, shefi i Postës së Maqedonisë, Jani Makraduli, kujtoi se qytetarët kanë mundësinë të marrin çertifikatat e lindjes në adresën e shtëpisë përmes postës. Siç njoftoi ai, Posta është në negociata edhe dokumentet tjera të mund të merren me postë, në vend që të shkohet nëpër sportele.
– Advertisment –
“Patentë shoferi, letërnjoftim …, është formuar një grup pune për të ndryshuar ligjin për të dhënat personale … pse të vini dy herë, njëherl të fotografoheni, pastaj ta merrni, kur postieri mund tua sjellë në shtëpi. Është një drejtim në të cilin jemi duke punuar seriozisht,” tha Makraduli.