Ndërtimi i projekteve strategjike të infrastrukturës është i rëndësishëm mbi të gjitha për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve, për ofrimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore moderne dhe të sigurt, për zhvillimin e balancuar rajonal, që në fund të fundit nënkupton një impuls shtesë për zhvillimin e ekonomisë së përgjithshme.
Ndër projektet më të rëndësishme strategjike është ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10d.
Kanë filluar provat gjeomekanike të tokës për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar
“Po fillojmë me një koncept të ri të ndërtimit të rrugëve tona. Në të njëjtën kohë, ne po fillojmë katër aktivitete kryesore ndërtimore në Korridorin 8 dhe Korridorin 10e. Nga sot fillojmë me provat gjeomekanike, paralelisht do të vazhdojmë me hartimin dhe përgatitjen e raporteve për shpronësimin dhe mobilizimin e ndërtimeve. Në momentin kur kemi shpronësuar një pjesë të trasesë dhe projektimit, do të fillojmë menjëherë ndërtimin e Korridorit 8, tha Ejup Rustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore me rastin e fillimit të provave gjeomekanike të tokës për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar.
Në këtë aktivitet morën pjesë zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski./Lajmi i plotë.